Një i ri, i cili dyshohet se është qëlluar me plumb gome në sy gjatë protestës në Tiranë, është dërguar me urgjencë në spital, ku aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.
Sipas raportimeve të mediave i riu ka pasur nevojë për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore pas incidentit të ndodhur gjatë protestës.
Ngjarja vjen në një mbrëmje të tensionuar në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të forcave të rendit.