Gërmonin ilegalisht për ar në Kalisht të Gostivarit, policia ua ndërpret “gjuetinë e thesarit” – katër të arrestuar





Katër burra janë ndaluar nga policia në fshatin Kalishtë të Gostivarit, pasi janë kapur duke gërmuar ilegalisht në kërkim të arit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ngjarja ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“. Të ndaluarit janë N.S. (63) nga Xhepçishti, M.D. (55) nga Çellopeku, si dhe Z.M. (72) dhe N.K. (78) nga Vrapçishti.

Gjatë kontrollit, policia u ka sekuestruar një detektor metalesh, lopata, kazma dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për gërmime.

Ata dyshohen për veprën penale „dëmtim ose shkatërrim i të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose i rrallësive natyrore“, sipas nenit 264 të Kodit Penal.

Të katër janë mbajtur në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo