Gjatë javës së kaluar, Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup ka realizuar takime pune me përfaqësues të 102 subjekteve afariste – markete, restorante, furra, pastiçeri, kafiteri dhe butikë, me qëllim që t’i njihte dhe t’i edukonte për mënyrën e duhur të hedhjes së mbetjes.
Gjatë takimeve të punës, përfaqësuesit e Eko-Patrullës prezantuan se si dhe ku duhet të hedhet në mënyrë të duhur dhe të rregullt mbetja komunale dhe mbetja e paketimit që krijohet gjatë funksionimit të këtyre subjekteve afariste, me qëllim që të arrihet mbrojtja maksimale e mjedisit jetësor dhe shëndetit publik, ndërsa njëkohësisht të shmanget dëmtimi ose djegia e enëve të destinuar për hedhjen e mbetjes.
Aktivitetet e Eko-Patrullës së NP Higjiena Komunale – Shkup do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.