Më 21 nëntor 2025, rreth orës 20:40, në SPB Shkup është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Razlloveçko Vostanie” dhe “Viç”.
Në aksident u përfshinë automjeti “Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.L. (52), dhe automjeti “Škoda” me targa të Republikës së Serbisë, i drejtuar nga R.Gj. (38), i cili ka qëndrim të përkohshëm në Shkup.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i “Hyundai”-t, V.L., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.
Me urdhër të prokurorit publik, në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.TS