Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Dellçevë ka ngritur kallëzim penal kundër A.P. (20) dhe J.Z. (21), të dy nga qyteti i Koçanit, për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Rasti daton në 03 dhjetor 2024, kur pranë digës së Kalimancit, policia ndaloi për kontroll automjetin “BMW” të drejtuar nga A.P. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë gjetën dhe konfiskuan sasi të marihuanës.
Kontrolli vazhdoi edhe te pasagjeri J.Z., te i cili u gjetën marihuanë shtesë dhe një grirëse me mbetje të lëndës narkotike.
Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë kompetente, ndërsa procedura penale ndaj të dyshuarve do të vazhdojë sipas parashikimeve ligjore.TS