SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.J. (47) nga Tetova për veprën penale “mashtrim”.
Sipas hetimeve, gjatë prillit 2025, një qytetar nga rajoni i Kërçovës kishte porositur përmes rrjeteve sociale një produkt nga i dyshuari dhe kishte paguar kapar prej 1.200 eurosh. Afati i dorëzimit ishte një muaj, por Sh.J. nuk e ka përmbushur marrëveshjen, duke mos e dërguar produktin dhe duke mos kthyer shumën e paguar.
Rasti është dokumentuar dhe materialet janë dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedurë të mëtejshme.TS