Të paktën 60 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Gazën gjatë 24 orëve të fundit, sipas ministrisë së shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi.
Të vrarët përfshijnë 10 persona në qytetin jugor Khan Younis, katër në qytetin qendror Deir al-Balah dhe nëntë në kampin e refugjatëve Jabaliya në veri, sipas spitaleve Nasser, Al-Aqsa dhe Al-Ahli, ku janë dërguar trupat.
Izraeli po përballet me kritika në rritje nga bashkësia ndërkombëtare për ofensivën dhe me presion për të lejuar ndihma në Gaza, në mes të një krize humanitare, shkruan skynews.
Qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut thotë se do të vazhdojë sulmet derisa Hamasi të lirojë të gjithë 58 pengjet izraelite që ndodhen ende në Gaza dhe të çarmatoset.
Më pak se gjysma e pengjeve që mendohet se ndodhen në Gaza, besohet se ende janë gjallë.
Ndryshe, Hamasi dhe Izraeli kanë nisur luftën mes tyre më 7 tetor të vitit 2023.