289 minatorë mbetën të bllokuar në një aksident në një minierë ari pranë Johanesburgut, tha Unioni Kombëtar i Minatorëve (NUM) i Afrikës së Jugut.
Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në minierën “Kloof Nr. 7” në një bosht tre kilometra të thellë, tha zëdhënësi i NUM për Reuters.
“Punëtorët janë në vende të sigurta ndërsa presin udhëzime të mëtejshme. Po i furnizojmë me ushqim dhe jemi të sigurt se situata do të zgjidhet deri në mesditë”, tha një zëdhënës i kompanisë minerare.