Donald Tramp ka bërë të ditur se do të flasë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin të hënën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Donald Tramp ka bërë të ditur se do të flasë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin të hënën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se telefonata do të jetë për “ndalimin e gjakderdhjes’”.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se më pas ai do të fliste me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe udhëheqësit e disa vendeve të NATO-s. “Shpresojmë të jetë një ditë produktive, të arrihet një armëpushim dhe kjo luftë shumë e dhunshme, një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, të përfundojë”.

Moska ka lëvizur më ngadalë nga sa do të donte Trump, por mirëpriti përpjekjet amerikane për ndërmjetësim. Qeveria amerikane, ka paralajmëruar qartë Kremlinin për mundësinë e sanksioneve të reja.