Në deklaratat pas takimit të sotëm skandaloz, kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i SDSM-së, Venko Filipçe, konfirmuan të gjitha dyshimet tona dhe dolën në shesh planet e tyre.
Janë dakorduar që të formojnë grupe pune në tre sfera që lidhen, i tangojnë ose kanë interes dy liderët në fjalë. Do të përgadisin reformën në Shëndetësi, sferë interesi e Venko Filipçes ku do të anashkalohet ministri aktual, Arben Taravari, në Energjetikë, sferë interesi e Hristijan Mickoskit, padronit të hidrocentraleve dhe në fund, “drejtësisë” ku Filipçe dhe Mickoski kanë interes të përbashkët për të shpëtuar njëri-tjetrin nga përgjegjësia për Koçanin, Spitalin Modular në Tetovë, Besa Trans, Durmo Turs dhe tragjëdi e skandale të tjera që kanë ndodhur në vend.
Kjo marrëveshje është kryekëput përjashtuese për shqiptarët, duke mos i trajtuar aspak as “partnerët” e tyre shqiptarë në Qeveri. Kjo marrëveshje është edhe kundër qytetarëve, për t’ua fshehur atyre të vërtetën për çdo rast, për ta kapur sistemin, për ta instaluar diktaturën pasi ka kohë që e kanë kapur opozitën maqedonase dhe për ta rrënuar çdo të arritur të deritanishme.
Pas këtij takimi çfarë do të ndodh me rigjykimin e tragjëdisë me Spitalin Modular në Tetovë, kur njeriu më përgjegjë për atë spital do të udhëheq procesin reformues në emër të “drejtësisë”?
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Hapet ura gjigante mes SHBA-së dhe Kanadasë: “Gordie Howe” nis funksionimin më 27 korrik
- Thaçi: PDSH jo me BDI-në, derisa në krye të kësaj partie është Ahmeti
- Për rreth 27% janë ulur lejet e ndërtimit në muajin maj
- Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri e humb kontrollin: “TASH DO T’I LËSHOJ TË TË GJEJNË”
- Procesi eurointegrues, Ruzhin: Kos solli mesazhin e njëjtë
- Kosova goditet nga tërmeti 2.2 shkallësh në afërsi të Prizrenit, gjatë ditës u regjistruan edhe lëkundje tjera
- Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe
- Gruevski mohon se banesat në Vodno kanë qenë ndonjëherë të tij, për Zaevin pretendon se ai nuk i ndien pasojat e dëmeve që ia ka shkaktuar
- BDI pas protestës në Tetovë: Shqiptarët e kanë refuzuar prej kohësh Josip Broz Titon, historia nuk kthehet prapa
- Zjarr në terren të paarritshëm, autoritetet dyshojnë për dorë njeriu