Daut Memishi: Nisin punimet për rregullimin e kyçjes në rrugën regjionale në Leshkë





Në fshatin Leshkë kanë nisur punimet për rregullimin e kyçjes në rrugën regjionale, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve.

Lajmin e ka bërë të ditur Daut Memishi, i cili njoftoi se punimet po realizohen në bashkëpunim me ndërmarrjen publike „Rrugët e Maqedonisë“.

Sipas Memishit, ky projekt ka për qëllim krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, duke theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet.

„Qëllimi ynë është i qartë: parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Sepse çdo jetë ka vlerë dhe siguria nuk pret“, ka shkruar Memishi.

Punimet pritet të kontribuojnë në përmirësimin e qarkullimit dhe sigurinë në këtë segment rrugor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo