Dy të mitur grabisin 62-vjeçarin në Tetovë, njëri e plagosi me mjet të mprehtë





Një grabitje e dhunshme është regjistruar në Tetovë, ku dy të mitur, 16 dhe 17 vjeç, sulmuan një 62-vjeçar dhe i morën para, raporton Tetovasot.

Sipas policisë, viktima arriti ta ndalonte 17-vjeçarin, por ai e goditi me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime.

Rastësisht pranë vendit të ngjarjes kalonte një patrullë policore, e cila arrestoi menjëherë 17-vjeçarin. Më vonë u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij 16-vjeçar.

Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe ndaj të dyve do të ngrihen kallëzime përkatëse, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo