Në kuadër të projektit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (UN IOM), në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, sot u mbajt ligjëratë profesionale për temën: “Beyond the Lecture: Practical Approaches to Student – Centered Teaching”.
Ky aktivitet u zhvillua në mënyrë interaktive, ku prezantuesja, Prof. Dr. Florentina Halimi – profesoreshë në Gulf University for Science and Technology në Kuvajt, ofroi një qasje inovative të procesit mësimor që e thekson rëndësinë e përfshirjes aktive të studentëve, përmbysjen e strukturës tradicionale dhe e bazon mësimdhënien në kërkimin shkencor. Kjo qasje synon të rrisë cilësinë e të nxënit dhe i përgatit studentët për sfidat e tregut të punës.
Në qendër të diskutimit ishin tri elementë kyç: mësimi aktiv – nxitja e pjesëmarrjes së studentëve përmes diskutimeve, punës në grup dhe zgjidhjes së problemeve; klasa e përmbysur – rishikimi i strukturës së mësimit duke përdorur materialet para orës mësimore për të thelluar punën praktike në klasë dhe mësimi i bazuar në kërkime – integrimi i rezultateve të hulumtimeve shkencore në plane mësimore për të rritur efektivitetin.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti u realizua një studim konkret me temë: “Shfletim digjital apo studime”, ku pjesëmarrësit, përfshirë pedagogë, studentë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, patën mundësinë të diskutonin, të shkëmbenin ide dhe të ndanin përvojat personale lidhur me sfidat e mësimdhënies.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bilall Kasami bojkoton Malësinë e Tetovës, Këshilltari i VMRO-së lavdërohet: “5 rrugë në lagje maqedonase” (DOKUMENT)
- Reagim i Lëvizjes Arbëria ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Filkov (ZNAM)
- 16 pacientë me ethe të Nilit Perëndimor të regjistruar në Serbi
- Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it: Aleanca për Shqiptarët denoncon punësimet e familjarëve dhe lidhjet e dyshimta
- Shtatë vatra zjarri po digjen sonte në Maqedoni
- Ushtria shqiptare forcohet me mjetet e blinduara LMV2
- Zjarr në Karposh të Shkupit, digjen disa baraka
- Qytetarët e Maqedonisë u kanë borxh bankave 4,3 miliardë euro!
- Tragjedi në Strugë: 19-vjeçari humb jetën pasi doli nga rruga me “Mercedes”
- Shkup: Digjen dy automjete në parking, pa persona të lënduar