Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Qendra Shtetërore e Provimeve kanë pranuar kërkesën e Unionit të Shkollave të Mesme që provimet e maturës shtetërore të mbahen në ambientet shkollore, përkatësisht në klasa dhe jo në amfiteatrot e fakulteteve. Siç njoftoi Unioni, maturantët do t’i nënshtrohen provimeve në shkollat e tyre, me kusht që të plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e provimeve. “ Për shkollat që nuk i plotësojnë këto kushte, Qendra Shtetërore e Provimeve do të ofrojë ambiente alternative në bazë të kërkesave të shkollave” thonë nga Unioni i Shkollave të Mesme. Vitin e kaluar, provimi i maturës u zhvillua nëpër fakultete dhe salla të shkollave. Kjo masë u mor për të parandaluar kopjimin, dukuri kjo që paraqitet çdo vit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- SPAK zgjëron Dosjen Balluku: 11 tendera me shkelje dhe 31 të pandehur, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë
- REAGON PARKU KOMBËTAR “MALI SHARR”: Zbulohet ndërtim në “Gurin e Sokolecit” në fshatin Kalisht, rasti i përcillet Inspektoratit të Vrapçishtit!
- Incident i rëndë në Zvicër: Shtetasi i Maqedonisë së Veriut sulmon një polak, policia bllokon dy rrugë
- Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë
- Serafimovski: Po përgatisim model për lidhjen sistematike të shkencës me mbështetjen për bujqit
- Dorëhiqet kreu i Policisë së Kosovës, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt
- Mickoski: Patëm takim konstruktiv me studentët, i cili zgjati dy orë, për ushqimin e studentëve dhe dhënien e provimit të jurisprudencës
- Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!
- Daut Memishi: Nisin punimet për rregullimin e kyçjes në rrugën regjionale në Leshkë
- Mickoski: Pres fitore në Bërvenicë