Fetai takoi Izetbegoviçin në Sarajevë

Sot në Sarajevë, pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Partisë së Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviç, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në Bosnje-Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për sfidat dhe perspektivat më të gjera rajonale.

Zoti Izetbegoviç më njoftoi për sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnje-Hercegovinës nga ana e Milorad Dodikut dhe autoriteteve të Republikës Serbe, si dhe rreziqet që sjellin këto veprime për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Një fokus i veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me zotin Izetbegoviç, theksuam rëndësinë e vazhdimit të reformave evropiane dhe forcimit të bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal mbeten faktorë kyç për progresin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit tonë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo