Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa ka komentuar qasjen kritikuese që Arben Taravari ka deklaruar ndaj koalicionit VLEN.
Sipas tij VLEN janë faktor kyç në qeveri dhe se problemet e mundshme brenda koalicionit duhet të diskutohen brenda VLEN-it dhe jo me deklarata publike.
Reagimi i plotë:
Përsëri tentohet të hidhet pluhur syve!
Të qëndrojmë tek e vërteta.
E para, VLEN është faktor kyç në Qeveri – VLEN është pjesë thelbësore e Qeverisë dhe përfaqësuesit tanë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje. Nuk ka vend për narrativa që përpiqen të zvogëlojnë rolin e VLEN-it. Këto përpjekje do i bëjmë të dështojnë!
E dyta, sa i përket “koordinimit” mes VLEN, nëse ka çështje që kërkojnë përmirësim në koordinim, ato duhet të trajtohen brenda VLEN-it, dhe jo nëpërmjet deklaratave publike që dëmtojnë pozitën e përbashkët. Nuk është momenti për të bërë lojëra politike individuale.
E treta, funksionarët që japin dorëheqje ose bëjnë deklarata të tilla si “e provuam por nuk ia dolëm”, atëherë është çështje e paaftësisë së tyre personale dhe jo e VLEN-it. VLEN nuk mund të mbajë përgjegjësi për dështimet e individëve.
E katërta, fundja roli i Taravarit është përgjegjësi e tij – nëse Taravari pretendon se VLEN nuk ka fuqi, atëherë pse funksionarët e tij pranuan poste? Kjo tregon një qëndrim kontradiktor që duhet të sqarohet nga ai dhe nga njerëzit e tij, jo nga VLEN.
E pesta, duhet mbajtur përgjegjësi politike –pra, funksionarët duhet të sillen me përgjegjësi dhe lojalitet ndaj misionit të VLEN-it. Nëse nuk janë të kënaqur, kanë të drejtën të largohen, por nuk kanë të drejtë të dëmtojnë strukturën që u dha mundësinë të kontribuojnë.
VLEN është forcë e organizuar dhe efektive, dhe nuk do të lejojë që individë të pakënaqur të dëmtojnë imazhin e saj për interesa personale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- SPAK zgjëron Dosjen Balluku: 11 tendera me shkelje dhe 31 të pandehur, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë
- REAGON PARKU KOMBËTAR “MALI SHARR”: Zbulohet ndërtim në “Gurin e Sokolecit” në fshatin Kalisht, rasti i përcillet Inspektoratit të Vrapçishtit!
- Incident i rëndë në Zvicër: Shtetasi i Maqedonisë së Veriut sulmon një polak, policia bllokon dy rrugë
- Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë
- Serafimovski: Po përgatisim model për lidhjen sistematike të shkencës me mbështetjen për bujqit
- Dorëhiqet kreu i Policisë së Kosovës, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt
- Mickoski: Patëm takim konstruktiv me studentët, i cili zgjati dy orë, për ushqimin e studentëve dhe dhënien e provimit të jurisprudencës
- Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!
- Daut Memishi: Nisin punimet për rregullimin e kyçjes në rrugën regjionale në Leshkë
- Mickoski: Pres fitore në Bërvenicë