Putin thotë se do të takohet me Trump “me kënaqësi”

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se do të takohej me homologun e tij amerikan Donald Trump “me kënaqësi”.

Duke folur për gazetarët, kreu i Kremlin-it thekson se nëse një takim i tillë do të zhvillohej, ai duhet të ishte i përgatitur mirë.

Putin, i cili aktualisht po flet me gazetarët në Shën Petersburg, pranon se ai “nuk ka marrëdhënie të ngushta” me Trump dhe se ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin “për një kohë të gjatë”.

Presidenti rus thotë se beson se Trump gjithashtu dëshiron të takohet me të.

“Por kjo nuk mjafton”, shton ai, duke thënë se ekipet e dy udhëheqësve duhet të punojnë në disa çështje kyçe përpara se të mbahen bisedime të tilla.

“Kjo nuk është një detyrë e lehtë”, thotë Putin.