Nikolloski – Vust: Po hapen mundësi për investime të reja gjermane në Maqedoni





Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, zhvilloi takim pune me Hendrik Vust, kryeministër i krahinës federale gjermane Rajna e Veriut -Vestfalia.

Në takim, siç informoi Nikolloski përmes një postimi, në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, si dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve të reja në vend.

“Në kuadër të vizitës sonë në Gjermani, patëm takim pune me Hendrik Vust, kryeministër i shtetit federal Rajna e Veriut – Vestfalia. Diskutuam për bashkëpunimin e fortë ekonomik, si dhe mundësitë për investime të reja në Maqedoni. Kompanitë gjermane, si ‘Kostal’, ‘Kromberg dhe Shubert’, ‘VIK’, ‘Gereshajmer’ dhe investitorë të tjerë të njohur, janë të pranishme në vend për shumë vite dhe janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë. Ne po ndërtojmë partneritete të forta”, njoftoi Nikolloski

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo