Mickoski: Kompania “Gerresheimer” planifikon një investim të ri në Maqedoni, paralajmërohen edhe tri kapacitete të reja prodhuese

Mirëmbrëma sërish nga Dyseldorfi.

Sot patëm një ditë jashtëzakonisht të suksesshme. Dita filloi me një takim dypalësh me kryeministrin e landit të Rinit Verior-Vestfalisë, që në fakt është edhe landi më i pasur në Republikën Federale të Gjermanisë.

Patëm një takim vërtet jashtëzakonisht të dobishëm dhe frytdhënës, gjatë të cilit i theksuam marrëdhëniet tona të mira dypalëshe. Vlen të theksohet se Maqedonia është i vetmi shtet nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim të këtillë dypalësh dhe ekonomik.

Ajo që mund të them për Rinim Verior-Vestfalinë është fakti se është afërsisht 10 herë më e madhe se Maqedonia, me rreth 18 milionë banorë, dhe është një gjigant i vërtetë ekonomik. PBB-ja nominale në vitin 2025 ishte mbi 900 miliardë euro. Nëse PBB-ja jonë ishte rreth 18 miliardë euro, atëherë flasim për një ekonomi 50 herë më të madhe. Ndërsa, nëse PBB-ja jonë për frymë është diku rreth 10.000 euro, këtu në Rinin Verior-Vestfali ajo është rreth 50.000 euro, përkatësisht pesë herë më e lartë.

Mundësitë për bashkëpunim janë të mëdha. Natyrisht, e ftova kryeministrin që, pas përfundimit të zgjedhjeve këtu në Rinin Verior-Vestfali, të cilat pritet të mbahen në muajin prill të vitit të ardhshëm, ta vizitojë Maqedoninë dhe të bisedojmë për një bashkëpunim edhe më thelbësor dhe më të thellë ndërmjet vendit tonë dhe Rinit Verior-Vestfalisë.

Më tej, gjatë ditës patëm takime me një numër të madh kompanish, të cilat ose janë të pranishme, ose dëshirojnë të hapin biznes në vendin tonë. Ndër to do ta veçoja takimin me kompaninë “Gerresheimer”, e cila tashmë ka realizuar dy investime. Vlera e përgjithshme e investimeve është rreth 120 milionë euro, ndërsa numri i përgjithshëm i të punësuarve është rreth 300.

Por, ajo që është më e rëndësishme është se ata kanë ambicie të realizojnë një investim të ri shtesë në një sipërfaqe prej 100.000 metrash katrorë, ku do ta rrisin numrin e të punësuarve në 500 dhe praktikisht do ta trefishojnë qarkullimin e biznesit të tyre në vendin tonë, duke kontribuar pozitivisht dhe duke i shtuar vlerë PBB-së së Maqedonisë.

Gjithashtu, dua të paralajmëroj se, nëse gjithçka shkon siç duhet, në dhjetor do të kemi tri kapacitete të reja prodhuese, të cilat, kur të arrijnë kapacitetin e tyre të plotë në kulmin e investimit, do të punësojnë më shumë se 1.000 persona. Por, ajo që është më e rëndësishme, këto do të jenë vende pune të paguara mirë.

Kështu që, vazhdojmë të luftojmë për Maqedoninë këtu në Gjermani. Shihemi së shpejti në Shkup.>

Mickoski: Kompania “Gerresheimer” planifikon një investim të ri në Maqedoni, paralajmërohen edhe tri kapacitete të reja prodhuese

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo