90 nxënës në të ftohtë, pa dru për ngrohje! Sopoti bojkoton mësimin, shkolla e mbetur në kohën e Migjenit!





“Rreth 90 nxënës filloristë të fshatit Sopot nga sot nuk po e mbajnë mësimin për arsye se prindërit kanë vendosur të bojkotojnë, për shkak se Shkolla qendrore e Tabanocës është vonuar me tenderimin e blerjes së drunjve për djegie dhe nëpër klasat e tyre bënë shumë ftoftë.

Prindërit thonë se do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit deri në sigurimin e drunjve, por edhe kushteve tjera elementare në shkollë pasi që dyert dhe dritaret nuk mbyllen si duhet dhe së ftohti i fillimit të nëntorit të kësaj vjeshte ka bërë që të pamundësoj kushtet themelore për mësim të mirëfilltë”, Adi Qaili –gazetar TV21

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo