Kronikë e zezë në Maqedoninë e Veriut: Drogë, armë, dhunë në familje dhe aksidente të rënda – policia me aksione në disa qytete





TETOVASOT – Gjatë 24 orëve të fundit, organet e rendit në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar një sërë aksionesh në disa qytete të vendit, duke zbuluar raste të drogës, armëve pa leje, dhunës në familje, vjedhjeve dhe aksidenteve të rënda rrugore.

Sipas të dhënave të siguruara nga Tetovasot, një nga rastet më serioze është regjistruar në Kërçovë, ku policia ngriti kallëzim penal ndaj një 26-vjeçari, tek i cili u gjetën armë, municion dhe kokainë. Fillimisht ai u arrestua për sjellje agresive ndaj policisë, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e tij u sekuestruan një pistoletë, 31 fishekë dhe disa paketime me kokainë.

Tetovasot mëson se aksione kundër narkotikëve u zhvilluan edhe në Shkup dhe Ohër. Në Karposh u arrestua një 20-vjeçar me substancë të bardhë, ndërsa në Ohër dy persona përfunduan me kallëzim penal pasi gjatë bastisjes policia gjeti dhe sekuestroi marihuanë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo