
Në orët e para të mëngjesit në fshatin Veleshtë të Strugës, një 21-vjeçar humbi kontrollin mbi automjetin e tij, u përplas me një shtyllë dhe doli nga rruga. Si pasojë, ai pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua për trajtim në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Prokurori publik dhe policia kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS