Protesta e dhunshme në kryeqytet, policia shpërndahet në disa zona, nisin shoqërimet e disa personave





Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa ka nisur shoqërimin e disa personave pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.

Protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, e më pas kanë hedhur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike, teksa policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, plumba gome dhe presion uji.

Gjatë protestës janë raportuar gjithashtu djegie të kazanëve të mbeturinave dhe dëmtime të bizneseve, përfshirë thyerjen e xhamave të një banke të nivelit të dytë në zonën e “Vasil Shantos”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo