Dibra i bashkohet protestave/ Goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj





Edhe të rinjtë në Dibër i janë bashkuar tubimeve që po zhvillohen në disa qytete të vendit.

Marshimi në qytetin e Peshkopisë ka nisur nga pedonalja e qytetit dhe ka vijuar në drejtim të bashkisë.

Gjatë zhvillimeve, është goditur edhe furgoni i Policisë në qytet.

Të rinjtë kanë dalë në rrugë për t’iu bashkuar lëvizjes që është shtrirë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata në Peshkopi.

Ndërkohë ka patur dhe shoqërime nga policia, teksa në video efektivët dëgjohen duke ofenduar të rinjtë gjatë shoqërimit.

Top Channel/ Arrestime të dhunshme të gjimnazistëve në Dibër, policia shan dhe ofendon adoleshentët

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo