Bilall Kasami do ta shes edhe tokën e zjarrfikësve! Këshilltarët e AKI-së bllokojnë këshillin (VIDEO)
Toka që pritet të shitet ka 6.768 m², ku pritet të ndërtohet një kompleks ndërtimi prej 14.392 m².
Sipas të dhënave të paraqitura në propozim, Komunës do t’i takonin vetëm 15% e ndërtesës. Për 45% të tjera, ajo do të duhej të paguante rreth 7,77 milionë euro, ndërsa 40% e kompleksit do të mbeteshin pronë e investitorit privat.
Sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, kjo është një skemë kriminale e organizuar si ajo e Monopolit të Tetovës, vetëm se në këtë rast nuk bëhet shitje e drejtpërdrejtë, por i tërë “biznesi” po tentohet të bëhet nën maskën e partneritetit publiko-privat.
Në lidhje me këtë, sot këshilltarët e AKI-së bllokuan Bilall Kasamin, duke protestuar dhe duke e ndaluar që Bilall Kasami ta shesë tokën e zjarrfikësve.