BOZHINOVSKA NË BRUKSEL: SË BASHKU DREJT NJË STRATEGJIE PËR ENERGJI TË PASTËR





Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, është anëtare e Komitetit Drejtues të Rrjetit të Grave Udhëheqëse në Sektorin Publik për Çështjet Klimatike (Women Public Sector Climate Leaders Network). Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ajo përfshihet drejtpërdrejt në përcaktimin e drejtimeve strategjike të Rrjetit dhe në dialogun evropian për politikat klimatike, energjinë e pastër dhe investimet e qëndrueshme.
Bozhinovska po merr pjesë sot në Bruksel në takimin themelues të Rrjetit, kushtuar zbatimit të objektivave klimatike, përshpejtimit të tranzicionit energjetik dhe ndërlidhjes së politikave publike me investimet dhe zhvillimin teknologjik.
Komiteti Drejtues përcakton prioritetet strategjike të Rrjetit dhe kontribuon në përgatitjen e dialogëve të nivelit të lartë politik. Për Maqedoninë, pjesëmarrja e ministres krijon mundësi për shkëmbim përvojash dhe vendosje kontaktesh për bashkëpunim të ardhshëm në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, efiçencën energjetike dhe modernizimin e infrastrukturës.
Në rend të ditës janë gjithashtu qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike, mbrojtja e burimeve ujore, ekonomia qarkulluese dhe përdorimi i teknologjive digjitale dhe inteligjencës artificiale. Theks i veçantë i kushtohet bashkëpunimit ndërmjet qeverive, institucioneve evropiane, sektorit financiar dhe komunitetit të biznesit për realizimin e objektivave klimatike.
Rrjeti u themelua nga Women Political Leaders (WPL), në partneritet me Rrjetin e Grave Udhëheqëse për Klimën të Grupit të Bankës Evropiane të Investimeve, me synimin për të forcuar kontributin e grave në pozita drejtuese në sektorin publik në hartimin dhe zbatimin e politikave klimatike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo