Lushaku: LDK merr pjesë në seancën konstituive të Kuvendit
Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku, ka folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie.
Ajo para mediave deklaroi se në mbledhje u diskutua ftesa për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Vendosëm si grup të marrim pjesë në seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj, prandaj kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi sa më parë të jetë e mundshme dhe institucioneve t’u kthehet funksionaliteti i tyre, prandaj vendosëm të marrim pjesë në seancë dhe të japim kontributin tonë për t’i dhënë institucione Kosovës”, deklaroi ajo para mediave transmeton Klankosova.tv.
Kryesuesi Avni Dehari, e ka caktuar të mërkurën më 9 shtator vazhdimin e seancës konstituive.