Dënohet me 1 vit burg ministri i Albin Kurtit

Dënohet me 1 vit burg ministri i Albin Kurtit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me një vit burgim me kusht, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili akuzohet për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I akuzuari Sveçla nuk ishte prezent në Gjykatë në momentin e shpalljes së vendimit për burgim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 2 shtator 2026, e shpalli Sveçlën fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata ka konstatuar se Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.

Në të njëjtin rast, Sveçla ishte akuzuar edhe për “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Për këtë pikë, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi ndjekja penale kishte arritur parashkrimin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo