Përdorimi i tepruar i internetit shton stresin





Të qëndrosh shumë online shton stresin dhe përkeqëson humorin. Sipas një studimi të Duisburg-Essen të publikuar në revistën shkencore Plos One, lundrimi në internet, ndahet në 3 kategori në bazë të konsumit, dhe klasifikohet në patologjik, të rrezikshëm dhe jo problematik.

Për dy javë, 900 vullnetarë janë mbajtur nën vëzhgim nga grupi kërkimor, dhe ka rezultuar se ata me përdorim problematiik, pra që përfshinë kategoritë e rrezikshme dhe patologjike, kishin përkeqësim të humorit, nivel të lartë stresi, kohë përdorimi më të gjatë dhe lënie pas dore të aspekteve të tjera të jetës.

Thelbi dhe faktori determinant është impuls i pafrenueshëm për të qëndruar gjatë në internet, me videolojëra, social network apo blerje online, që jepte ndjesi kënaqësie dhe çlirimi, përfshirë izolimin nga jeta reale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo