Mirësjellja elementare – një fenomen pothuajse i dëbuar nga diskursi i shumë mediave dhe strukturave tona politike





— Po shohim përditë politikanë që gënjejnë , manipulojnë dhe vjedhin djersën e popujve.Njerëz të rrem që manipulojnë dhe nënvlerësojnë popullin e tyre.Neve na intereson sigurishtë më shumë për Kosovën.Politikanët tanë moti janë bërë gangrenë e pasherueshme e shoqërisë , e cila po degradon në çdo segment të saj të jetës dhe të punës.Ata po e helmojnë popullin menderisht përmes mashtrimeve dhe shpifjeve , por edhe fizikisht sepse nuk luftojnë për njerëz, të cilëve ju ka mbetur një shpirt i vogël…

Skënder MULLIQI

Njerëzimi ka rënë përseri në një rrugë pa krye.Tregjeditë, marrëzia ,luftërat , problemet gjithnjë e më shumë në këtë botë të trazuar po rritën.Diktaturat ende nuk kan vdekur , ato në fakt po lulëzojnë përsëri .Inflacioni po lë gjurmën e vet.Gjithnjë e më shumë emigrantë të ikur nga vatrat e ndryshme të luftës po humbin jetën në detra, duke ia mësy Evropës.Kjo botë po mbanë erë tymi e baroti .Objekte të rrënuara dhe nën germadha fëmijë , gra dhu burra të vdekur në luftëra.Kjo është fotografi e botës së sotme të mbytur në terrin e luftës …Ne këto korniza të zeza , po jetojmë jetët tona më frikë se çka na pret neser.Nuk dua të jam pesimist , por realisht sot nuk kemi gjendje , që premton një të ardhme të mirë.Njerëzit po përpiqën që në këto rrethana të mbajnë familjën të bashkuar .Shpërthimet e mbrendshme shpirtërore dhe fizike , po shkaktojnë sëmundje sistematike që zien brenda nesh.Po shohim përditë politikanë që gënjejnë , manipulojnë dhe vjedhin djersën e popujve, edhe në Kosovën tonë të vogël.Njerëz të rrem që manipulojnë dhe nënvlerësojnë popullin e tyre.Neve na intereson sigurishtë më shumë për Kosovën.Politikanët moti janë bërë gangrenë e pasherueshme e shoqërisë , e cila po degradon në qdo segment të saj të jetës dhe të punës.Ata po e helmojnë popullin menderisht përmes mashtrimeve dhe shpifjeve , por edhe fizikisht sepse nuk luftojnë për njerëz, të cilëve ju ka mbetur një shpirt i vogël .Ku është shpirti i atyre njerëzvë shtrohet pyetja?Askund.Ata janë infektuar nga një semundje e pa shërueshme që quhet-pasurim pafundësisht.Moti për ta turpi është bërë virtyt!Kan harruar së çka është mirësjellja .Nuk kanë veprime konkrete veq fjalë.Kjo logjikë e instaluar profitereske tashmë është bërë shumë e rrezikshme për shoqërinë të cilën nuk po e ndërtojmë ashtu si duhet.Një shumicë e tyre janë bërë faqja më e ërrët e kohës së modernitetit.Çfarë gjestesh po shohim në Kuvend?Çfare levizjeve?Jashtë të gjitha modeleve.Imazhi i tyre në politikë është është zero.Ata kanë zgjedhur jetën e luksit, për shumicën si e paqin bo e gjetshin.Turpi nuk qelë varrë askend!Ju kan ngrirë njerëzve buzqeshjen.Ju kan kan lënë endrrat në mes.Kjo është një histori e dhembshme e jetës, që lë gjurmë përgjithmonë.Por, duhet ngjallur shpresa se ka njerëz të mirë në këtë nënqiell, dhe se nuk jemi të humbur në mënyrë të pakthyeshme …Ka shumë kuptim të jesh njeri në kuptimin e plotë të fjalës, të jesh solidar, të tregosh respekt dhe mirësjellje për të tjerët.Mirësjellje elementare – një fenomen pothuajse i dëbuar nga diskursi i shumë mediave dhe strukturave tona politike …

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo