Trump shpall armëpushimin 10-ditor Izrael–Liban / Kryeministri libanez vlerëson përpjekjet ndërkombëtare





Kryeministri i Libanit, Najib Salam, ka reaguar pas njoftimit për armëpushim të shpallur nga Donald Trump, i cili synon ndalimin e përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salam ka vlerësuar përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e këtij momenti dhe ka falënderuar vendet që kanë ndërmjetësuar, përfshirë SHBA-në, Francën, Arabinë Saudite, Egjiptin, Katarin dhe Jordaninë.

Njoftimi për armëpushim erdhi pas kontakteve që Trump zhvilloi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo