Pavarësisht një muaji bombardimesh intensive, Iran vazhdon të ketë një pjesë të madhe të kapaciteteve të tij ushtarake.
Sipas një raporti të The New York Times, që i referohet vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Teherani ka ende rreth 70 për qind të raketave balistike që kishte para luftës, 60 për qind të sistemeve të lëshimit dhe rreth 40 për qind të dronëve.
Në momentin e armëpushimit më 8 prill, Irani kishte në dispozicion vetëm gjysmën e sistemeve të lëshimit.
Pas kësaj periudhe, ai arriti të rikthejë në përdorim rreth 100 sisteme që ishin të fshehura në zona të mbrojtura, duke e çuar sërish nivelin në rreth 60 për qind.
Edhe pse infrastruktura e prodhimit të armëve ka pësuar dëme të mëdha, vlerësohet se Irani ruan ende kapacitete të mjaftueshme për të ushtruar presion në zona strategjike, si Ngushtica e Hormuzit, një rrugë shumë e rëndësishme për transportin detar.
Sipas analistëve, strategjia e Iranit po mbështetet gjithnjë e më shumë te avantazhet gjeografike dhe mënyrat asimetrike të veprimit. Megjithatë, ka dallime në vlerësimet mes agjencive të inteligjencës dhe ushtrisë amerikane për gjendjen reale të këtyre kapaciteteve.