Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partnerin e saj e më pas edhe vetën, shkak xhelozia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cossombrato, në provincën e Astit.
Sipas të dhënave të para, një burrë 57-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë me një mjet bujqësor ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, gjithashtu me origjinë shqiptare, dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kalaja e fshatit.
Autori është identifikuar si Astrit Koni.
Trupat e dy viktimave janë gjetur paraditen e sotme në një hendek, në një distancë të vogël nga njëri-tjetri, pranë një fushe ku ndodheshin disa koshere bletësh, për të cilat mësohet se kujdesej çifti.
Trump paralajmëron “agim të ri për Kubën” pas 70 vitesh pritjeje
Alarmin e ka dhënë vëllai i gruas, i shqetësuar pasi nuk kishte marrë asnjë lajm prej saj.
Pranë trupave është gjetur edhe një mjet bujqësor, me të cilin dyshohet se janë goditur për vdekje.
Ndërkohë, burri dyshohet se është hedhur nga kalaja gjatë natës.
Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.