Hegseth paralajmëron: Nëse Irani bën zgjedhjen e gabuar, atëherë do të përjetojë …





Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth deklaroi sot se forcat amerikane në Lindjen e Mesme kanë marrë pozicione për të rifilluar operacionet luftarake, nëse Irani nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje.

Hegseth ndau paralejmërimin gjatë një konference për shtyp në Pentagon.

“Ju, Irani mund të zgjidhni një të ardhme të begatë, një rrugëdalje, dhe ne shpresojmë se do ta bëni këtë për popullin e Iranit. Por nëse Irani bën zgjedhjen e gabuar, atëherë do të përjetojë një bllokadë dhe bomba që bien mbi infrastrukturën dhe objektet e energjisë elektrike dhe energjetike “, theksoi ministri amerikan”,-tha Hegseth.

Zyrtari i lartë amerikan theksoi se Uashingtoni do ta mbajë bllokadën e porteve iraniane, e cila hyri në fuqi të hënën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo