Tre persona dyshohen se kanë vrarë një 84-vjeçar

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për vrasjen e një 84-vjeçari në rajonin e Kriva Pallankës

Personi që kërkohej si i zhdukur, është gjetur i varrosur në oborrin e shtëpisë së tij.

“Me datë 01.04.2025 në ora 18:25, zyrtarë policorë nga DPB Kriva Pallankë kanë arrestuar Z.F. (24), S. F. (19) dhe S.F. (44) nga fshati Llukë, rrethi i Kriva Pallankës. Ata dyshohen se kanë vrarë L.S. (84) nga fshati Llukë, i cili rezultoi i zhdukur që nga data 29.03.2025. Trupi i L.S. është gjetur i varrosur në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Llukë, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet raport përkatës”, thonë nga MPB.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo