Në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti i eliminatoreve të Botërorit 2026, shkruan Syri.net.
Në total nga Europa janë 54 skuadra, që do të ndahen në 12 grupe të ndryshme.
Gjashtë grupe do të jenë nga 4 ekipe dhe gjashtë grupet e tjerë me nga pesë skuadra, teksa ndeshjet do të fillojnë nga muaji mars dhe do të përfundojnë në nëntor.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ishte në vazon 3 dhe nga shorti i hedhur bën pjesë në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorën.
Grupet e Botërorit 2026:
Grupi A: Fituesi Gjermani/Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu
Grupi B: Zvicra, Suedia, Sllovenia, Kosova
Grupi C: Humbësi Portugali/Danimarkë, Greqia, Skocia, Bjellorusia
Grupi D: Fituesi Francë/Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhani
Grupi E: Fituesi Spanjë/Holandë, Turqia, Gjeorgjia, Bullgaria
Grupi F: Fituesi Portugali/Danimarkë, Hungaria, Republika e Irlandës, Armenia
Grupi G: Humbësi Spanjë/Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania
Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja Hercegovina, Qipro, San Marino
Grupi I: Humbësi Gjermani/Itali, Norvegjia, Izraeli, Estonia, Moldavia
Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtajni
Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra
Grupi L: Humbësi Francë/Kroaci, Çekia, Mali i Zi, Ishujt Faroe, Gjibraltari