A mund që DJ-Diplomacia të jetë mjet më efikas i politikës së jashtme sesa diplomacia publike





32 vjet më parë, punoja në një radio private me seli në Shkup, e njohur si Radio Arta Orion. Roli dhe detyrimi im atje ishte që ti përzgjedhja dhe ti transmetoja të gjitha llojet e muzikës. Ky angazhim në fjalorin ndërkombëtar njihet si DJ. Dhe kur bëhet fjalë për angazhimin tim në radiostacionin në fjalë, i cili ishte më i miri në atë kohë, mund të themë me një dozë modestie se atëherë u dallova si një person që përpiqesha të vendosja ura komunikimi dhe bashkëpunimi midis njerëzve dhe kombeve brenda dhe përtej kufijve të vendit tonë. Kjo sepse Radio Arta dëgjohej deri në Fushë Kosovë. Pra, mund lirisht të theme se që atëherë jam angazhuar në aktivitete diplomatike, megjithëse asnjë person apo faktor zyrtar shtetëror nuk më kishte autorizuar që zyrtarishtë ta bëja une këtë gjë, Por, përmes muzikës që përzgjidhja dhe e transmetoja në radiostacionin ku punoja, une pra bëja edhe një lloj pune diplomatike. Pra, e përsëris, që atëherë jam angazhuar në diplomaci, e cila njihet ndërkombëtarisht si DJ. Kjo lloj diplomacie mund të kuptohet gjerësisht si një formë moderne e diplomacisë muzikore dhe kulturore, në të cilën DJ, muzika, koncertet, festivalet dhe ngjarjet ndërkombëtare muzikore bëhen mjete për lidhjen e njerëzve dhe kulturave.Diplomacia DJ nuk do të thotë që ata qe merren me kete profesion zhvillojne negociata politike dhe diplomatike. Por “Diplomacia” e saj qëndron në komunikimin përmes muzikës. Muzika mund të krijojë një atmosferë besimi, miqësie dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, ku gjuha politike ndonjëherë e ka të vështirë të gjejë terren të përbashkët. Në këtë kuptim, një DJ mund të jetë një lloj ambasadori kulturor. Përmes muzikës, ai mund të paraqesë identitetin kulturor të vendit të tij, të hapë hapësirë për njohjen e kulturave të tjera dhe të lidhë njerëz me origjina, gjuhë dhe kombësi të ndryshme. Është veçanërisht interesante që muzika nuk kërkon gjithmonë përkthim. Fjala diplomatike bazohet në fjalë, dokumente dhe mesazhe politike, ndërsa muzika funksionon drejtpërdrejt – përmes emocioneve, ritmit dhe përvojës së përbashkët. Prandaj mund të thuhet se Nëse diplomacia klasike është gjuha e shteteve, diplomacia DJ mund të jetë gjuha e njerëzve dhe e kulturave . Në mjedisin bashkëkohor, ajo mund të kontribuojë për fuqinë e butë të shtetit, për një imazh pozitiv ndërkombëtar, për bashkëpunim kulturor, për lidhjen e të rinjve dhe krijimin e kontakteve joformale midis shoqërive. Kështu mund të thuhet se diplomacia e DJ-ve e përfaqëson idenë se muzika nuk është vetëm argëtim, por mund të jetë edhe një instrument i ndikimit kulturor, I lidhjeve ndërkombëtare, miqësisë dhe paqes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo