Skopje ka mundur 2-1 Arsimin e Çegranit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Gordiç dhe Grozdanovski shënuan për vendasit, ndërsa Mustafa realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Me këtë fitore, Skopje i jep fund serisë negative dhe merr tri pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Në anën tjetër, Arsimi largohet pa pikë nga Autokomanda, duke humbur një mundësi të rëndësishme për të përmirësuar pozitën në tabelë.