Qendra e Përbashkët Evropiane Kërkimore transmeton njohuri shkencore në Universitetin Goce Delçev në Shtip





Qendra e Përbashkët Evropiane Kërkimore transmeton njohuri shkencore në Universitetin Goce Delçev në Shtip – Shkolla Verore për Aftësi të Gjelbra dhe Dixhitale
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska hapi Shkollën Verore të Qendrës së Përbashkët Kërkimore (JRC) të Komisionit Evropian, e cila do të mbahet nga sot deri më 18 shtator në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip dhe do të trajtojë tema kyçe që lidhen me vlerësimin e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit, të rëndësishme për zbatimin e Agjendës së Gjelbër Evropiane.
“Për Maqedoninë, si një ekonomi në proces të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo shkollë është një mundësi për të forcuar kapacitetet dhe një konfirmim i qartë se jemi të gatshëm të jemi një partner serioz evropian që kontribuon në mënyrë aktive në qëllimet e përbashkëta dhe ndërton të ardhmen e saj mbi vlerat evropiane”, tha ministrja Janevska, duke shtuar se pjesëmarrësit, përfshirë studentë të avancuar,doktorant dhe studiues të rinj, do të kenë një mundësi të rrallë për t’u njohur me mjetet kërkimore, për të shkëmbyer njohuri dhe për të zgjeruar kontaktet me kolegët nga Ballkani Perëndimor.
Pjesëmarrësit e Shkollës Verore që vijnë nga vendi dhe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia do të jenë në gjendje të mësojnë drejtpërdrejt nga shkencëtarë dhe ekspertë të Qendrës së Përbashkët Kërkimore se si të përdorin mjetet e JRC për vlerësimin e emisioneve dhe ndikimeve, do të njihen me metoda inovative për përmirësimin e cilësisë së ujit dhe shëndetit të tokës, dhe do të fitojnë njohuri mbi teknikat e përparuara të matjes.
“Ndotja e ujit, tokës dhe ajrit janë rreziqet më të mëdha për shëndetin e të gjithëve ne në Evropë. Dhe duket se ka kaluar koha kur pyesnim veten nëse qeveritë do të ndërmerrnin hapa seriozë për ndryshim. Tani, përballemi me një ultimatum të qartë: ose veprojmë me vendosmëri, ose do ta rrezikojmë seriozisht të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi Janevska.
Duke folur për domosdoshmërinë e një qasjeje shkencore dhe zgjidhjeve të qëndrueshme, Ministrja Janevska theksoi se ato janë në zemër të ndryshimeve. Ajo tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vendos shkencën dhe kërkimin në qendër të politikave të saj, duke krijuar kushte për punë shkencore përmes laboratorëve modernë, duke mbështetur inovacionin dhe duke integruar tranzicionin e gjelbër dhe dixhital me Strategjinë e Specializimit të Mençur.
“Për të ruajtur vazhdimësinë e mendimit shkencor, ne po rrisim fondet për aktivitetin kërkimor shkencor nga viti në vit. Fakultetet shtetërore, institutet shkencore, MANU dhe institucionet shkencore publike mund të konkurrojnë me projektet e tyre kërkimore shkencore për financim shtetëror. Në vitet 2025\26, vetëm mbi këtë bazë, janë ndarë 6 milionë euro fonde buxhetore. Në kuadër për mbështetjen e shkencës, ne përfshijmë të gjithë palët e interesuara përkatëse, përfshirë sektorin e biznesit.”
Bashkëorganizator i Shkollës Verore është Universiteti “Goce Delçev” në Shtip, i cili është partner strategjik rajonal dhe evropian i Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Qendra e Përbashkët Evropiane Kërkimore  transmeton njohuri shkencore në Universitetin Goce Delçev në Shtip

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo