Real Madridi ka triumfuar në “El Clasico” për të bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi me përmbysje ndaj Barcelonës, në një ndeshje që prodhoi spekatakël golash.
Derbi i luajtur në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 3:2.
“Blaugranët” kaluan të parët në epërsi me golin e Andreas Christensen (6’).
“Los Blancos” reaguan më vonë, me Lucas Vasquez që nxori një penallti. Penalltia u shndërrua në gol nga Vinicis Junior (18’).
Me rezultat të barabartë u mbyll pjesa e parë.
Barça arriti sërish në pjesën e dytë që të kthej epërsinë, me Fermin Lopez (68’).
Pas kësaj, koha ishte për skuadrën nga Madridi, që shënoi dy golat e përmbysjes dhe fitores.
Lucas Vasquez (73’) dhe Jude Bellingham (90+1’) ishin autorët e golave të fitores për madrilenët.
Real Madridi tani ka 81 pikë në krye të tabelës, 11 më shumë se Barcelona.