Varfëria është padrejtësi, është plaçkitje e paskurpullt ?!

Skënder MULLIQI
Identifikimi i masës më udhëheqës it politik është gje histerike, është e pa kuptueshme.Patem gjithëfare kombinimesh politike në pushtetet e pas luftës, të cilat më shumë na sollën hidherime së sa gëzime.I kishim në pushtet njerëzit të cilët nuk paten fare kasavet për dhëmbjet e të tjerëve.Ata vendosen pa turpësisht të bëhën pasanik.Ishin elitë jo e budallënjeve, por elitë e papërgjegjshme dhe e pa moralshme politikisht.Nuk ju interesojë gjendja sociale duke e lënë atë si barrë të rëndë për gjeneratat.Problem e kishin si t ë grabisin elitizmin, e jo të kujdesën për gjeneratat që do rriten nën hijën e robërisë ekonomike dhe sociale.Bënë kombinime të poshtëra e degraduese për rrjedhat shoqërore dhe politike.Nuk ishte më lajm pse dikush bëhëj milionerë , por lajm dhe skandal u bë që mbi 50 përqindë të populltës jetuan dobët.Një shumicë mbeti pa të drejtën e jetës normale , së jeta normale për ta u bë luks.Është e tmershme kur shumica nuk e kanë mundësin më i lidhë dy skajët e muajit, e lere më të shijojnë pushimin vjetor, që është shumë normale.Aq më keq kur kjo gjendje e varfërisë krijojë gjendje të pashpresë për të jetuar në Kosovën e lirë! Të rinjët tanë po largohen masivisht nga vatrat e tyre shekullore, për të mos u kthyer kurrë, e që është ana më tragjike për një shtet dhe për një popull.Kjo gjendje nuk përballohet më heshtje, por përballohet më ngritje të lartë të zërit ndaj këtye padrejtësive të mëdha.Varfëria nuk është fat, nuk është dënim i pa ambicieve.Varfëria për pasojë ka ndarjën jo të barabartë të te mirave materjale .Ajo është padrejtësi, është plaqkitje e paskurpullt .Njerëzit pa para nuk janë njerëz.Për ata nuk po vlenë asnjë rregull shoqëror e poltikë që shumë vite.Për këtë kategori shumicë shteti ende nuk po ngritet në këmbë.Nga kjo klasë politike e re pritet shumë më shumë të bëjë në këtë drejtim.Është koha e fundit që të qmohen vlerat e secilit prej nesh.Shoqëria e cila rreshtohet në kahun e gabuar , rreshtohet pas një grupi të caktuar njerëzish,e shumica mbesin në anonimitet dhe varfëri, është shoqëri e dështuar.Pa një organizim të mirëfilltë shoqëror dhe politikë nuk ka ecje përpara, dhe largë është inkuadrimi në Evropën e Bashkuar, aty ku Kosova e ka vendin.Shoqëri në degradim nuk i duhet sot askujtë.Duhet të luftohen shkaqët e jo pasojat e gjendjës së krijuar .Duhet të kemi një rreshtim të ri për zgjdhjën e problemeve të mëdha shoqërore .Të merresh vëtem më pasojat pa i zgjidhur problemet, don të thotë të sillesh në rrethin vicioz, e kjo pastaj kthehet si bumerang.