Stilisti Roberto Cavalli është bërë baba për herë të gjashtë në moshën 82-vjeçare.
Italiani ka një djalë me modelen suedeze Sandra Nilsson, 37 vjeç, ndërsa nga 2 martesat e mëparshme ka dhe 5 fëmijë.
Legjenda e industrisë së modës tregoi se ata do ta quajnë foshnjën Giorgio, në nderim të babait të tij që u qëllua nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Djali lindi një javë më parë pikërisht këtu në Firence, është i bukur dhe ishte vërtet emocionuese ta shihje menjëherë pasi lindi. Emri i tij është Giorgio, si gjyshi i tij, babai im, të cilin nazistët e qëlluan në masakrën e Cavriglias kur unë isha 4 vjeç,” – tregoi Cavalli për revistën Novella 2000.
Fëmijët nga martesa e parë 10-vjeçre me Silvanella Giannoni quhen Tommaso dhe Cristina.
Ndërsa fëmijët nga martesa e tij e dytë me ish-modelen e Miss Europe, Eva Maria Demar quhen Robert, Rachele dhe Daniele.