“Bënte 3 punë për të fituar bukën e gojës”, u qëllua për vdekje teksa punonte, fqinjët e Mimoza Pajës: Ishte e sëmurë
Trondisin rrëfimet e fqinjve të Mimoza Pajës, 58-vjeçares që u qëllua për vdekje nga atentatorët ditën e djeshme teksa po punonte si banakiere në një lokal në Don Bosko në Tiranë.
Një prej fqinjve të viktimës ka thënë pët mediet se Mimoza bënte disa punë për të siguruar të ardhura. Mimoza ishte e ve, ajo jetointe me qira në Tiranë.
Gjithashtu nga atentati mbeti e plagosur dhe mbesa 10-vjeçare e MImozës. Vogëlushja u plagos nga ciflat e xhamave.
Për mbesën fqinja tha se Mimoza e kishte shumë përzemër.
“I ka vdekur burri. Ishte me qira, bënte tre punë. Ishte e sëmurë, ka tre vajza dhe një djalë. Ishte shumë varfër, ka vuajtur shumë. Mbesën që u plagosur e kishte shumë përzemër, ishte vajza e vajzës’, tha një grua.
Mimoza do të përcillet sot pasdite në banesën e fundit, ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët e atentatit që vranë 58-vjeçaren dhe plagosën pesë të tjerë./albeu.com/
Shtuar më 13.03.2023 11:55
Masakra në lokalin e Fatjon Muratit, a ishte djali i xhaxhait të tij shënjestra e autorëve?
Ngërçi me regjistrimin e PD-së në zgjedhje, KAS rrëzon Alibeajn dhe Berishën
Ndërron jetë burrnesha e Durrësit
Mungesa e punëtorëve, Rama bën përgjegjës sipërmarrësit privatë: Reflektoni, jo paga nën dorë
“Vajza ime donte të bëhej yll televizioni…!” Flet nëna e Eriseldës: Pse u gjend te makina e tragjedisë
Çfarë do të bëjë Ukraina me miliona qytetarët e saj pro-rusë në Krime dhe Donbas?
“Universi do t’ju ndihmojë të realizoni ëndrrat”, dita me fat për çdo shenjë të horoskopit këtë javë
E nesërmja e masakrës, gjithcka e shkatërruar në lokal
Posted in lajmeTagged masaker don bosko, Mimoza