MOMENTI QË PO TËRHEQ VËMENDJE NË TETOVË/ Tetovari hap kabrioletin dhe lëshon balona kuq e zi në qiell për 28 Nëntorin (VIDEO)
Një veprim simbolik dhe mjaft interesant është parë në Tetovë gjatë festimeve të 28 Nëntorit.
Një qytetar nga Tetova, duke lëvizur me veturën e tij kabriolet me targa gjermane, ka hapur çatinë e automjetit dhe ka lëshuar në qiell balona me ngjyrat kuq e zi, në shenjë të festës së Ditës së Flamurit.
Pamjet e këtij momenti tregojnë një mënyrë të veçantë të shënimit të 28 Nëntorit, ku ngjyrat kombëtare janë bërë pjesë e atmosferës festive në qytet.
Veprimi ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe qytetarëve, duke i dhënë festës edhe një moment simbolik e festiv.
28 Nëntori vazhdon të shënohet me forma të ndryshme festimi, ndërsa kuq e ziu mbetet simboli që bashkon atmosferën festive të shqiptarëve.