“Audi” i ngarkuar, “Tiguani” vëzhgonte rrugën, si u dështoi plani të dyshuarve me 136 kg drogë – i përfshirë edhe një polic





Plani i dyshuar për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë ka përfunduar me arrestimin e tre personave në kuadër të rastit të koduar “Kufiri 2”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit kishin ndarë rolet mes vete, ku njëri automjet, “Audi A6”, dyshohet se transportonte narkotikët, ndërsa një “VW Tiguan” lëvizte përpara tij për të vëzhguar rrugën dhe për të përcjellë lëvizjet.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për tre të dyshuar, një shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy të Kosovës.

Plani dyshohet se dështoi pasi policia identifikoi automjetet dhe tentoi t’i ndalte.

Drejtuesi i “Audi A6” nuk iu bind urdhrave policorë dhe vazhdoi ikjen me shpejtësi, duke shkaktuar një aksident trafiku ku u lënduan dy persona.

Ai u ndalua dhe u arrestua pas humbjes së kontrollit të automjetit, ndërsa brenda tij u gjetën 136 kilogramët e substancës së dyshuar narkotike.

Prokuroria ka bërë të ditur se të dyshuarit ngarkohen me vepra penale që lidhen me narkotikët, ndërsa drejtuesi i “Audi”-t dyshohet edhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Njofitmi i plotë:

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo