RËNDOHET SËRISH BILANCI/ Nga policë, protestues, gazetarë, e deri te kalimtarët, 30 të plagosur sot në protestë





Është rënduar bilanci i të plagosurve nga protesta, ku 30 persona janë paraqitur në strukturat spitalore për të marrë ndihmë mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar:

•9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT)

•12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.

•6 përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj). Një përfaqësues i medias ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.

•3 kalimtarë.

Aktualisht, në SUT po marrin trajtim 26 pacientë.

Të gjithë në gjendja shëndetësore stabël.

Në QSUT deri tani janë paraqitur:

•3 efektiv policie

•Një protestues

•Një punonjës sigurie

Aktualisht, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo