Vuçiq paralajmëron grevë urie nëse tentojnë ta arrestojnë





Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe (SNS) në Kuvendin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do të nisë grevë urie nëse tentojnë ta arrestojnë. Ai pretendon se në një rast të tillë, një milion njerëz do të dilnin në rrugë dhe se nuk ka ndërmend as të fshihet, as të arratiset. Vuçiq i bëri këto deklarata gjatë një paraqitjeje në televizionin Pink.

Ai e ndërlidhi paralajmërimin e tij me një arrestim të mundshëm nga Lista Studentore, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë se duan t’u bëjnë keq njerëzve që i urrejnë.

“Çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, kur të ndodhë kjo?… Menduan se do të arratisem dhe do të fshihem”, tha Vuçiq.

Vuçiq njoftoi se SNS-ja, në kuvendin partiak të 13 dhjetorit, do të vendosë nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Ai tha se personalisht është më i prirur që partia të mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi nuk dëshiron t’u japë legjitimitet kundërshtarëve politikë.

Ai foli gjithashtu për humbjen zgjedhore, duke vlerësuar se SNS-ja mund ta përmirësojë rezultatin në zgjedhjet e ardhshme, por paraprakisht duhet të ndryshojë, të pranojë gabimet e veta dhe të tregohet objektive ndaj vetvetes.

Gjatë paraqitjes televizive, Vuçiq pretendoi gjithashtu se një ditë më parë, pjesëtarë të “klanit të Vraçarit” e kishin kërcënuar me vrasje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo