Kasami dhe Mexhiti presin Kurtin në Manastir





Albin Kurti pritet nga Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti: Diskutohet për zhvillimet politike dhe projektet infrastrukturore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe Izet Mexhiti, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe bashkëpunimin rajonal.
Lajmin e ka bërë të ditur Bilall Kasami përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Vëmendje e veçantë, sipas Kasamit, i është kushtuar projekteve infrastrukturore që lidhin të dy shtetet, si dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Kasami e ka cilësuar Kurtin si mik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se muaji nëntor i gjen të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo