Një tërmet i fuqishëm godet Perunë, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike (VIDEO)





Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë goditi Perunë qendrore , duke shkaktuar shqetësim tek banorët pasi dridhja u ndje në shumë zona të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, ku qytetarët u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti u regjistrua në orën 7:09 të mbrëmjes sipas kohës lokale të premten.

Sipas Institutit Gjeofizik Peruan (IGP), epiqendra e tërmetit ndodhej afërsisht 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junin, në rajonin e Andeve me të njëjtin emër, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 129 kilometra.

Pavarësisht forcës së tërmetit, informacionet fillestare nuk tregojnë për viktima ose dëme të mëdha materiale, me shërbimet kompetente që po monitorojnë situatën.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo