GTA 6 publikohet pas 13 vitesh/ Videoloja më e famshme në botë grumbullon 1.3 miliardë dollarë nga shitjet

U deshën 13 vite pritje, por Rockstar Games tashmë ka nxjerrë në treg “GTA VI” në të gjithë botën. Që prej mesnatës, me të shënuar 19 nëntor, lojëtaret shqiptarë mund të aksesonin video lojën më legjendare, Grand Theft Auto.

Me vetëm një ditë në qarkullim, GTA VI ka një vlerësim prej 99 pikësh nga 100 në indeksin e videolojërave MetaCritic.

Publikimi I shumëpritur I videolojës u shoqëruar më gëzim dhe orë jashtëzakonisht të gjata mbi ekranin duke luajtur në konsolat e tyre Playstation ose XBOX nga fansat në të gjithë globin. Aq sa u shoqëruar edhe me një fenomen: dita GTA VI ku punonjësit kërkuan leje javë para për të qëndruar në shtëpi më 19 nëntor, apo për ta marr ditën pushim nga puna.

Në Britani, kompania BrightHR analizoi të dhënat e mbi 1,2 milion punonjësve dhe zbuloi se GTA u përmend shprehimisht në 4,63% të kërkesave për pushim më 19 nëntor. Një punonjës kishte rezervuar dy javë për ta përfunduar lojën.

Kompania analitike Sensor Toëer vlerëson se deri tani janë shitur mbi 17 milionë kopje, me një vlerë totale prej më shumë se 1,65 miliardë dollarësh, vetëm nga porositë paraprake. Interesi ishte i dukshëm shumë përpara daljes. Sipas Take-Tëo, traileri i dytë i lojës arriti mbi 475 milionë shikime në 24 orë në disa platforma.

Lançimi i GTA 6 thuhet se ka gjeneruar më shumë se 2.6 milion postime në mediat sociale në 24 orë, sipas monitoruesit të mediave sociale Visibrain.

GTA 6 është versioni më i fundit i serisë Grand Theft Auto të Rockstar Games. Seria, e publikuar për herë të parë nga zhvilluesit skocezë në vitin 1997, është bërë padyshim një nga lojërat më të njohura në histori.

Për herë të parë kjo lojë paraqet protagonisten e parë femër të serisë që mund të luhet në një mjedis modern 3D, Lucia Caminos, së bashku me partnerin e saj në jetë dhe në krim, Jason Duval. Ngjarjet janë zhvendosur nga Los Santos, që ishte një version I riimagjinuar I Los Angeles, në Vice City, që presupozohet të imitojë Miami në Florida, dhe lojtarët mund të kalojnë nga njëri personazh te tjetri.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo